Panik në aeroport, dyshohet për bombë – të gjithë dalin jashtë

Publikuar më:

Një bombë dyshohet të jetë vendosur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën për dyshime që lidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroport.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Duhet përkujtuar që shpesh herë në aeroportin e Prishtinës janë dhënë alarme të rrejshme për vendosje të bombave.

JU REKOMANDOJMË