Pamje të reja nga aksidenti ku u lënduan 2 policë e 2 vajza, vetura u bë “kërrsh”

Publikuar më:

Katër persona kishin mbetur të lënduar në një aksident që dyshohet të jetë shkaktuar nga policia në Shupkovc të Mitrovicës.

Në mesin e tyre ishin edhe dy policë që kishin hyrë në kah të kundërt në rrugën që është njëkahore dhe i dedikohet kyçjes në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Siç u raportua shkaktar i aksidentit ishin dy vajza që ishin në automjetin e policisë.

Siç mësohet, ato në orët e hershme të mëngjesit kishin shkuar në Spitalin e Mitrovicës në gjendje të dehur, ku nga emergjenca i kanë udhëzuar për në repartin psikiatrik në QKUK, ku edhe i kanë dërguar me autoambulancë.

Në Prishtinë ato nuk i kanë pranuar dhe me automjetin e policisë kanë nisur të kthehen për në Mitrovicë, ku në hyrje, njëra nga to është shtirur se ka vdekur, gjë që ka bërë që policët të hyjnë në rrugë një kahore për të arritur më shpejt në spital.

Teksa rasti po hetohet, janë publikuar edhe pamje të reja nga vendi i ngjarjes ku kishte ndodhur aksidenti.

JU REKOMANDOJMË