Pamje të dyshimta në Skenderaj, akuza për vjedhje votash

Publikuar më:

Kandidati për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se ka patur vjedhje të mëdha votash në zgjedhjet e të dielës.

Jashari ka akuzuar PDK-në se kanë vjedhur vota në sistemin e “trenit bullgar” dhe e ka quajtur të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Një nga faqet që publikon ngjarje nga Drenica “Fshatrat e Drenicës” ka publikuar një video të dyshimt ku shihen dy persona.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, thuhet se komisioneri ka “privatizuar” kutinë e votimit në qendrën e votimit në shkollën teknike “Anton Çetta”.

Bekim Jashari ka njoftuar se janë dërguar 10 ankesa në PZAP në lidhje me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË