Pamje: Një i rritur i dëmton lodrat e fëmijëve duke u “argëtuar” në parkun tek Stacioni

Publikuar më:

Lodrat në parkun Solana, pranë Urës së Gjakut në Mitrovicë, janë vendosur për të ofruar rekreacion për fëmijët, mirëpo disave duket se po iu pengojnë.

Një qytetar ka xhiruar një të rritur teksa i përdor këto lodra, raporton “Jepi zë”.

Në videon që ai dërgoi në redaksi, shihet ky i rritur duke u argëtuar me lodrat e destinuara për fëmijë, mirëpo ai me këtë veprim i ka dëmtuar ato.

Ndërkohë, sipas qytetarit, ky “argëtim” i këtij të rrituri ka vazhduar për disa minuta me radhë.

“Jepi zë”, ndërkohë, ka raportuar disa herë për këtë dukuri të shkatërrimit të lodrave dhe pronave të tjera të përbashkëta.

VIDEO:

IMG_7394

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.