Pamje nga aksioni i Policisë në Shupkovc të Mitrovicës

Publikuar më:

Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri dhe jug të vendit.

Zv.komandanti për veriun, Veton Elshani për Tëvë1 ka thënë se janë duke mbështetur Njësitet e Krimit të Organizuar nga Prishtina.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

Tutje, ai tha se aksioni është duke u realizuar në dy rajone.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar ai për redaksinë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.