Pak ditë pasi aderoi në VV, punëtori i Trepçës merr pozitën e Drejtorit

Publikuar më:

Ditë më parë, punëtori i Minierës “Trepça” Burim Hajdini, aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.


E dje, i njëjti u gradua në Trepçë, ku nga pozita e punëtorit u bë drejtor, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar vendimin për gradimin e Hajdinit, të nënshkruar nga u.d i kryeshefit Enes Muzaqi.

Hajdini deri tash ishte zyrtar i thjeshtë në Departamentin e Planifikimit dhe Analizës, ndërkohë që nga dje është drejtor i Shitjes dhe Qirasë.

Sidoqoftë, Trepça u përball me një skandal para pak ditësh, ku u vodh sasi e madhe e bakrit.

Ndryshe, kjo kompani, së fundmi ka ndërruar menaxhmentin për shkak të keqmenaxhimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.