Vdekja e dhunshme e 18 vjeçares, ka prekur të gjithë në Kosovë, duke bërë të reagojnë të gjitha institucionet.
I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares, gjendet në arrati dhe Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për zbulimin e vendndodhjes së tij, shkruan Jepi zë.
Jo vetëm institucionet e sigurisë por i gjithë vendi janë angazhaur të gjendet autorit, dhe të sillet para organeve të drejtësisë.
Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka ofruar shpërblim për të gjitha ata që japin informacione, pasi përmes një postimi në facebook, ai ka shkruar se ndihet i trishtuar me këtë ngjarje.
Postimi i plotë:
Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!