“Pa rrymë rrina, pa makiato s’rrina”, reagimi i qytetarit pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të makiatos

Publikuar më:

Në valën e rritjes së çmimeve, pritet të rritet edhe çmimi i makiatos. Gastronomët po e arsyetojnë rritjen e çmimit me problemet financiare.

Është porosia më e shpeshtë nëpër kafiteritë e qyetit.

Mirëpo, së bashku me konsumin e saj, pritet të rritet edhe çmimi.

Faturimi i makiatos, nga 1 euro sa është tani, se shpejti mund te jetë më shtrenjtë.

Përkundër pagesës më të madhe, këtë lajm qytetarët po e konsiderojnë krejtësisht normal.

“Ne pa makiato nuk mundemi me ndejt, pa rrymë rrina e pa makiato nuk rrina. Makiatot i kemi paguar gjatë luftws nga 4 euro e gjysmë në Prishtinw”, ka thënë një qytetar për T7.

Ndryshe nga ky, ka qytetarë të tjerë që nuk e konsumojnë fare këtë pije.

Pronarët e kafiterive thonë se aktualisht çmimi është sikurse ka qenë më herët, por kjo situatë pritet të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Njëjtë mendon edhe pronari i Odës së Hotelierisë, Hysen Sogojeva, i cili rritjen eventuale të çmimeve në gastronomi po e arsyeton me humbjet që ky sektor i pati gjatë periudhës së kufizimit të orarit të punës.

Ai po ashtu u shpreh edhe kundër masave të tanishme anti-COVID-19, me arsyetimin se nuk ka nevojë për kufizim të lëvizjes.

Çmimet e makiatos pësuan rritje edhe në muajin shtator të vitit të kaluar, si pasojë e, siç thuhej, problemeve financiare të shkaktuara nga pandemia.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.