“Ose me qef ose me zor”, serbi tenton ta dhunojë një grua në Leposaviq në sy të fëmijëve

Publikuar më:

Një rast dhunimi që ndodhi së fundmi në veri të vendit, i dyshuari ka dalë para Gjykatës dhe ndaj tij tashmë është marrë vendimi.

Pasditen e 13 dhjetorit, një grua në fshatin Jashanicë të Leposaviqit raportoi se derisa ka qenë me fëmijët e saj, një burrë është futur në shtëpinë e tyre dhe ka tentuar që ta dhunojë seksualisht.

Raportimi i saj aktivizoi Policinë dhe u sigurua prezenca e të dyshuarit, i cili përfundoi në ndalim policor dhe më pas u kërkua masa e paraburgimit.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Svetozar Balovic, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.

Viktima në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor pas tmerrit që i ndodhi në shtëpi, kur i dyshuari i shkoi dhe kërkonte me zor që të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Bazuar në dosjen e Prokurorit të Shtetit, Sinjali mëson se i dyshuari i ishte drejtuar viktimës me fjalët “ose me qef ose me zor..” derisa ajo ka filluar të bërtas dhe gjithë rastin e kanë parë fëmijët e saj.

JU REKOMANDOJMË