Operacion policor, kontrollohen 36 lokale të natës – mbyllen disa

Publikuar më:

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), dje së bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:• Janë kontrolluar 36 lokale nate,

• Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura

,• Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,• Janë iniciuar tri raste penale

,• Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,

• Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj)

,• Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

Policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti.

JU REKOMANDOJMË