Olluri: Pse bëhet i mirë Agim Bahtiri veç pse është në VV

Publikuar më:

Gazetari Parim Olluri ka pyetur pse duhet t’i kërkohet kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, që të distancohet prej figurave të vjetra të partisë.

Duke folur për reformimin e partive, Olluri ka thënë se edhe Kryeministri Albin Kurti, që tash është në pushtet, vazhdon të marrë vota me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirit. Sipas gazetarit, Bahtiri nuk ka ndonjë dallim me ish-kryetarin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakun.

Pse duhet me i thanë Memlit, mos gabo me u taku, mos e ruaj votën me Sami Lushtakun. Pse nuk duhet me i thanë kurrgjë Albin Kurtit që merr vota me Agim Bahtirin? Pse bëhet i mirë Agim Bahtiri veç pse është në VV. Çka ka dallim Agim Bahtiri prej Sami Lushtaku?”, ka thënë Olluri në Pressing.

Gazetaei Olluri ka folur për gjendjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe portretimi i kësaj partie me figura të luftës.

JU REKOMANDOJMË