O’Brien: I bëjmë thirrje Kurtit të ndërpres veprimet që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

Publikuar më:

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien, ka reaguar pas kësaj duke thënë se janë veprime “të pakoordinuara dhe provokuese”.

Ai i bëri thirrrje kryeministrit Albin Kurti i bëri thirrje që të konsultohet dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

O’Brien shpërndau edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.