94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti

Publikuar më:

Shumica dërmuese e qytetarëve që kanë votuar në sondazh janë shprehur pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.

Në pyetjen në sondazhin e telegrafit se a jeni PRO apo KUNDËR tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti, 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë shprehur për tërheqje.

Ndërkaq, vetëm 6 për qind janë shprehur kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.

Ndryshe, një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ministri Hekuran Murati ka thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.

JU REKOMANDOJMË