Nuk udhëtoi për Mitrovicë, por Vjosa Osmani mori rreth 4 mijë euro për naftë

Publikuar më:

Presidentja Vjosa Osmani, si deputete në vitet 2011-2014 është kompensuar për rrugëtimin e saj, ani pse nuk ka jetuar në Mitrovicë.

Deputetët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë Prishtinës, me kërkesë të tyre, ndër vite janë kompensuar për harxhimet e rrugës, shkruan Jepi Zë.

Në listën me shpenzime të të gjitha viteve, prej 2011 që e ka publikuar nga Kuvendit figurojnë edhe kompensimet e bëra për ish-deputeten Osmani.

Duket se ajo është kompensuar për udhëtim nga Mitrovica, në vendin e punës. Për nëntor dhe dhjetor të vitit 2011, ish-deputetja e LDK-së është kompensuar me 380 euro.

Përgjatë vitit 2012, Osmani ka marrë për rrugë 1780 euro. Për vitin 2013, 1240 euro, ndërsa, në vitin 2014, kur ishte shpërndarë Kuvendi dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje, ish-deputetja është kompensuar me 520 euro.

Ndryshe, që prej shumë vitesh, tash presidentja Vjosa Osmani ka jetuar në Prishtinë dhe nuk e ka bërë rrugën për Mitrovicë.

KLIKONI për t’i parë të dhënat e publikuara nga Kuvendi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.