Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kompensuar për të shkuar në seanca e komisione paralamentare.
Kompensim kanë marrë edhe deputetët që nuk posedojnë vetura në pronësi të tyre.
Në mesin e tyre është edhe deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani e cila ka deklaruar 4 vetura në emër të babait të saj.
Megjithatë ajo ka marrë 170 euro nga shteti si kompensim për karburante për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.
Anipse në distanca relativisht të shkurtëra si Vushtrria e Lipjani, deputetët janë kompensuar për të ardhur në seanca e komisione.