Nuk i ndalin as biletat 350 euroshe, mijëra mërgimtarë ia mësyejnë Kosovës për Bajram

Publikuar më:

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Ardhja masive ka nisur nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe nga shtete të tjera.

As çmimet e larta të fluturimeve që variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat njëdrejtimëshe nuk i kanë penguar kosovarët që të bëjnë rezervime për të festuar Fiter Bajramin me familjet e tyre në Kosovë.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës ka thënë për Reporteri.net se që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit Maj.

“Nëse i referohemi fluturimeve deri me datën 13 maj janë shtuar rreth 16 fluturime prej atyre që kanë qenë të parapara, 14 janë nga nga Zvicra, kurse 2 nga Gjermania”, ka thënë Gara për Reporteri.net.

Ky fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë kosovare e cila është goditur tej mase nga pandemia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.