Një rus i vjedhë kosovarit targat në Shëngjin

Publikuar më:

Në Shëngjin ka ndodhur një vjedhje e pazakontë. Qytetarit nga Kosova i janë vjedhur targat nga një rus 37 vjeçar me inicialet I.K, shkruan Jepi Zë.

Policia e Shqipërisë njoftoi se ka kontrolluar banesën ku qytetari rus po pushonte dhe pasi ka gjetur, ka sekuestruar dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si armë e ftohtë.

Shtetasi rus është proceduar penalisht nga hetuesit e Komisariatit të Lezhës ndërsa Prokuroria do ndërmarrë veprime të mëtejshme për të kuptuar kontekstin, rrethanat dhe arsyet e vjedhjes së pazakontë.

JU REKOMANDOJMË