Gjarpri ia kafshon organin gjenital 47 vjeçarit derisa ishte i ulur në tualet

Publikuar më:

Një burrë është detyruar të bëj një operacion rindërtues në penisin e tij pasi u kafshua në organet gjenitale nga një gjarpër.

47-vjeçari, me kombësi holandeze, ishte në një trip në Afrikën e Jugut kur u godit nga kobra që fshihej në tualet.

Sipas raporteve të rastit, burri përjetoi vuajtje ekstreme fizike dhe mendore për tre orë të tëra para se të dërgohej në qendrën më të afërt të traumës 350 kilometra larg.

Gjatë pritjes rraskapitëse për të shkuar në spital, burri përjetoi një ndjesi djegieje në organet e tij gjenitale, si dhe një dhimbje që shkoi deri në pjesën e sipërme të gjoksit dhe barkut.

Ky pretendohet se është rasti i parë i një kobre (Naja annulifera) që kafshon organet gjenitale të dikujt, shkruan Mirror.

“Pasi u shtrua në spital, penisi dhe testikujt e tij ishin të fryrë, me ngjyrë vjollce të thellë dhe me shumë dhimbje”, thuhej në raportin mjekësor.

Burrit iu kërkua hemodializë për shkak të dëmtimit akut të veshkave para se të rikthehej në Holandë.

Pasi erdhi në shtëpi, ai iu nënshtrua një operacioni rindërtues, i quajtur “debridementi i boshtit të penisit”.

Pas operacionit, funksioni dhe ndjesia e penisit ishin rifituar pasi plagët u shëruan mirë.

“Mesazhi ynë? Lëshoni ujin në tualet gjithmonë para se të uleni në vendet e njohura për popullsinë e tyre të gjarpërinjve”, thuhej në fund të raportit.

JU REKOMANDOJMË