Gjatë ditëve të fundit, ka filluar normalizimi i çmimit të naftës në Kosovë.
Në shumicën e pikave të shitjes së derivateve, çmimi për një litër naftë, ka rënë deri në 1.5 euro, shkruan “Jepi zë”.
Mirëpo një kompani i ka thyer rekordet, duke i zbritur çmimet më së shumti në dy javët e fundit.
Siç shihet, nafta po kushton 1,39 euro, ndërsa benzina ka rënë në 1,27 euro.
Ndryshe, “Jepi zë” raportoi dje se edhe në Mitrovicë pompa Broja Petrol ka ofruar çmim të ulët, ku nafta u shit me 1,49 euro.