Një person vret veten me pushkë gjuetie në Zubin Potok

Publikuar më:

Policia njofton për vdekjen e një personi në Zubin Potok. Sipas policisë, i njëjti dyshohet se e ka qëlluar veten me pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Zubin Potok 04.10.2022 – 19:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

JU REKOMANDOJMË