Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur për dy të dyshuarit për vrasjen e 28 dhjetorit në Mitrovicë, M.H dhe G.R të qëndrojnë për një muaj në paraburgim.

Policia kishte njoftuar se dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës kishin hyrë në dyqanin e viktimës. Gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri i dyshuar ka shtënë me armë duke e lënë të vdekur shitësin.

Dy të dyshuarit janë njëri i moshës 30 vjeçar dhe tjetri 19 vjeçar.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjykatësi Avni Mehmeti ka vlerësuar se kërkesa është e bazuar dhe të njëjtën e ka aprovuar në tërësi, njofton betimiperdrejtesi.

Kjo masë iu caktua ndaj të pandehurve për dy vepra penale “grabitje”, ku njëra ndër to ka rezultuar me pasoja të vdekjes, ndërsa për të pandehurin M.H. edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një vendim të tillë gjykatësi e ka marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore po të njëjtën ditë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.