Qytetari anonim në Vushtrri dhuron 30 pako ushqimore

Publikuar më:

Shoqata “Bereqeti” Dega në Vushtrri, gjatë ditës së sotme ka pranuar donacion 30 pako ushqimore nga një donator i cili ka kërkuar që të mbetet anonim.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata “Bereqeti” përmes një postimi në Facebook duke thënë se aktivitetet e tyre do të ishin të pamundura pa donatorët të cilëve u jemi mirënjohës për kontributin e tyre në lehtësimin e gjendjes sociale të familjeve në nevojë.

“Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539” shkruan ndër të tjerash “Bereqeti”.

JU REKOMANDOJMË