Një lagje në Kosovë, “Google Maps” e ka emërtuar “te maxhupt”

Publikuar më:

Për këdo që nuk e njeh rrugën “Lagjen 29” në Fushë Kosovë dhe orientohet përmes Google Maps do të hasë me një emërtim racist “Te maxhupt”.

Për këtë kanë reaguar edhe banorët e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas të cilët thonë se ndihen të fyer.

Ata madje kanë kërkuar edhe reagim insitucional kundër kësaj gjuhe.

“Mall e kanë fëmia jonë me shku diku ose me hypë në në autobus ose taksi. gjithmonë ka diskriminim. Nëse ka mundësi shteti jonë me hjekë këtë fjalë do të ishte mirë”, ka thënë një banor i këtij komuniteti.

JU REKOMANDOJMË