Gjatë ditës së sotme, ka filluar normalizimi i çmimit të naftës në Kosovë.
Në disa pika të shitjes së derivateve, çmimi për një litër naftë, ka rënë deri në 1.5 euro.
Mirëpo “Broja Petroll” e cila gjendet në Shupkovc të Mitrovicës ka zbritur çmimet më së shumti në gjithë vendin.
Sipas njoftimit nga pompa e derivateve e cila është pronë e familjes Broja, çmimi i naftës është 1.49€ ndërsa benzina 1.39€