Fadil Geci: Kush e ka shkruar “Komunikatën 59”, nuk është as shqiptar as UÇK

Publikuar më:

Lidhur me “Komunikatën 59” e cila është përmendur sot në seancën e parë në procesin gjyqësor kundër ish-liderëve të UÇK-së, ka folur edhe ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci, i vëllau i Gani Gecit, i cili është subjekt i kësaj komunikate.

Geci, ka thënë se kush e ka shkruar “Komunikatën 59”, nuk është as shqiptar e as UÇK.

Geci duke u thirr edhe në deklaratat e Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit ka aluduar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.

Ai i referohet një deklarimi të Selimit, se ai kishte deklaruar se atë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi, andaj Fadil Geci ka deklaruar se tani edhe Selimi edhe Thaçi tani janë në gjykatë dhe duhet të dal e vërteta lidhur me “Komunikatën 59”.

“Ai njeri që ka shkruar për një shqiptar të vetë, llojin e KM 59, nuk është as shqiptar as nuk është UÇK, tana kemi me i pa kur të vjen fundi i këtij gjykimi. Unë si udhëheqës i Drenicës që kam qenë një kohë nuk kam marrë shumë tragjike, se i thojshin edhe Ibrahim Rugovës tradhtar dhe Fehmi Aganit”, ka thënë Geci.

“Komunikatat i ka shkruar drejtoria politike e LPK-së, e jo e UÇK-së”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë ndër të tjera se familja e tij janë ndër të parët që ia kanë kthyer armën armikut.

“Pushka e parë në 1992 është e Gani Gecit dhe e vëllezërve të tij, është e jona”, ka thënë Geci në RTV Dukagjini.

JU REKOMANDOJMË