Një delegacion nga zyra e Biden viziton nesër Kosovën

Publikuar më:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të presë nesër në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi do të fillojë në orën 15:00, thuhet në njoftimin e Presidencës duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Fillimisht Osmani do ta presë Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

JU REKOMANDOJMË