Nisin “fërrkat” në PDK-në e Mitrovicës: Anëtarja e Kryesisë e kritikon aksionin ndaj tregtarëve, drejtorin e quan amater

Publikuar më:

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani ka reaguar pas vendimit të drejtoritsë së Inspeksionit në Mitrovicë, për largimin e shitësve ambulantë nga rruga.

Osmani përmes një postimi në Facebook tha se atyre nuk duhet të u ndalohet puna për bukën e gojës, shkruan “Jepi zë”.

Ajo e ka quajtur amater të dorës së parë, drejtorin e Inspeksionit në Mitrovicë, Valon Brahimi.

“Amater i dorës së parë drejtori në fjalë. Para se të ndërmirrën këso aksione, pushteti lokal është i obliguar të mendoj për mirëqenien qytetare dhe të ardhurat e tyre. Ofrimi i hapësirave adekuate për shitësit ambulant është jetësor për ta dhe familjet e tyre. Nuk mendohet me kokën bosh e dorën e çelikt nga karriga akomoduese, e të tjerët në të ftohtë me ca pemë e perime përpara gjithë ditën për mbajtjen e familjes”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Shitësit ambulant në Mitrovicë, është e nevojshme ti lirojnë hapësirat publike për dy arsye; nuk i’u lejohet uzurpimi i pronës publike dhe së dyti pengimi i kalimit të lirë të qytetarëve.

Por, a domethanë kjo që atyre duhet të ju ndalohet puna për bukën e gojës?

Detyrimisht jo, gabim në hapa i hatashëm i drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë. Amater i dorës së parë drejtori në fjalë. Para se të ndërmirrën këso aksione, pushteti lokal është i obliguar të mendoj për mirëqenien qytetare dhe të ardhurat e tyre. Ofrimi i hapësirave adekuate për shitësit ambulant është jetësor për ta dhe familjet e tyre. Nuk mendohet me kokën bosh e dorën e çelikt nga karriga akomoduese, e të tjerët në të ftohtë me ca pemë e perime përpara gjithë ditën për mbajtjen e familjes.

Ofro zgjidhje, para ndalesave!

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.