Nis shtrenjtimi i miellit, dje kushtoi 12 euro një thes e sot 15 euro

Publikuar më:

Ditët e fundit kosovarët kanë nisur të blejnë miell, pas raportimeve se priten rritje të çmimeve nga ndikimi i luftës në Ukrainë.

Dyndje qytetarësh janë parë në rrugët pranë mullinjve, shkruan “Jepi zë”.

E duket se tregtarët nuk e kanë pritur impaktin e luftës në Ukrainë. Ani pse u tha se çmimet pritet të rriten pas disa javësh, ata e kanë rritur çmimin që sot.

Për këtë gjë janë ankuar disa qytetarë në “Jepi zë”, e disa prej janë deklaruar edhe publikisht.

“A ka inspektorë në këtë vend a jo? 25 kg miell dje 12 euro, sot 15 euro!
Miellin e prodhojmë vetë, nuk e inportojmë, por ja që shqiptari e shfrytëzon luftënkudo që ndodh!”, ka shkruar Adnan Jashari.

Sidoqoftë, Qeveria ka thënë sot se nuk ka hapësirë për panik, pasi Kosova ka rezerva të grurit për 6 muaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.