Nipi i kolonelit Ahmet Krasniqi, i bashkohet sot PDK-së

Publikuar më:

Ditë më parë partisë së Kadri Veselit iu bashkua ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, duke bërë kështu bujë të madhe.


E pikërisht kalimi i Hisen Berishës i ka paraprirë dhe është përdorur si urë, që PDK-ja të arrijë ta bind edhe nipin e kolonelit Ahmet Krasniqi, për të kaluar në PDK.

“Jepi zë” mëson se Aziz Krasniqi, i cili është nip i Ahmet Krasniqit, do të kalojë sonte në partinë e Veselit. Kjo do të ndodhë gjatë një tubimi që do të mbahet në fshatin Zhilivodë rreth orës 7 të mbrëmjes, ku edhe jetojnë familja e ish-kolonelit.

E për kalim në PDK, Aziz Krasniqi(që në Facebook paraqitet me mbiemër Zhilivoda), kishte folur edhe publikisht. Ai para disa ditësh kishte thënë se “për kauzë anëtarësohet edhe në PDK”.

Nga observimi i profilit të Azizit, vërehet se ai ka pasur takime edhe me politikanë të tjerë të AAK-së dhe NISMA-s, mirëpo shihet edhe në takim me kryetarin e Vushtrrisë si përfaqësues i familjes.

Vlen të theksohet se Azizi e kishte uruar familjarin e tij, ish-komandantin Hisen Berisha, për kalimin në PDK./Jepizë.com

 

JU REKOMANDOJMË