Nga ulësja e Armend Mujës, vjen mesazhi: Jo Agim Bahtirit kryetar, Mitrovica meriton më mirë

Publikuar më:

Dilema se kush do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja, po vazhdon ende. Dy kandidaturat më të mundshme janë kryetari aktual Agim Bahtiri dhe deputeti Armend Muja.

Bahtiri tashmë ka aplikuar për kandidat për të parin e Mitrovicës, ndërsa Muja ende jo, ani pse ka afat vetëm deri sot në ora 17:00, shkruan “Jepi zë”.

E njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mujës, sociologu Ramadan Beshiri, ditë më parë përmes një fotgrafie nga Kuvendi i Kosovës kishte shpalosur një mesazh ku shkruan “Mitrovica meriton më mirë”, ndërsa sot është shpalosur mesazhi tjetër “:Jo Agim Bahtirit kryetar”.

Ky mesazh përveç që shpreh pakënaqësinë e tij për udhëheqjen aktuale, mund të merret edhe si sinjal për një kandidaturë të mundshme të Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Madje, ky mesazh vije pikërisht nga ulësja e Armend Mujës në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, sot do të dihen kandidaturat e VV-së për Mitrovicën, e ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i kandidatëve nga partitë e tjera.

JU REKOMANDOJMË