Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nga sot do të fillojë aksionin pēr lirimin e hapësirave në qytetin e Mitrovicës.
Drejtori i kësaj drejtorie ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për implementimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike.
Ky aksion për lirimin e hapësirave publike do të zhvillohet nga data 17 janar e tutje në gjithë zonën urbane të qytetit.
Policia nga Stacioni Jugor në Mitrovicë do të asistoj në të gjitha aksionet që do të ndërmerren nga Drejtoria e Inspekcionit, në mënyrë që qytetarëve tu mundësohet qarkullimi i lirë në të gjitha hapësirat publike.