Nga shtatori, për çdo regjistrim të automjetit do të paguhet nga 5 euro shtesë

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes, qytetarët obigohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.

 

“Cdokush që e regjistron automjetin e tij, është i obliguar të pajiset me tiketë ngjitëse fillimisht të paguajë një taksë prej 4 e 90 euro por qytetarët duhet ta dine se me këtë mund ta kenë një ngarkesë financiare në momentin fillestar por shumë shpejt do lirohen nga një taksë tjetër.

 

Durmishi ka thënë se qytetarët do të lirohen nga pagesa 30 euro. Nga dëmet e shkaktuara nga automojetet e paregjistruara kur numri i tyre të bie.

“Një taksë që është e kompanive sigurimeve prej 30 eurove për mbulimshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara, kjo do të hiqet në momentin kur zbret numri i automjeteve të paregjistruara në 5 përqind.

Marrëveshjen për tiketa ngjitëse e ka mirëpritur Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Drejtori I BKS’së, Sami Mazreku, ka thënë se pavarësisht shumës që do paguajnë qytetarët kjo do të ndikojë pozitivisht në uljen e qarkullimit të veturave të paregjistruara.

I lehtësohet policisë së Kosovës puna në trafik. Në anën tjetër ndikon në dijen e qytetarëve. Këto vetura do bëjnë më pak aksidente nëse nuk dalin në trafik dhe në anën tjetër dihet se cilat vetura po dalin dhe nuk po dalin në trafik.

Por një vendim të tillë njohës të qështjeve ekonomike e kanë vlerësuar si barrë të qytetarëve me rastin regjistrimit të automjeteve.

Me këto barriera dhe me këtë eksperiment që po bëhet me qytetarët e Kosovës qoftë me homologim, pagesë rrymë, ujit vërtetë po rrënohet xhepi në këtë kohë krize se sa që po lehtësohet

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera