Nga nesër po vjen vera e vërtetë, deri në 30 gradë në Kosovë

Publikuar më:

Nga fundjava mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Në fillim të javës së ardhshme temperaturat arrijnë edhe deri në 30C.

Sipas Prishtina Weather pas motit me shi e bubullima ditën e enjte, ditëve në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, në fundjavë shumë të ngrohtë e kryesisht me diell me temperatura në rritje. Shumë ngrohtë dhe mot i qëndrueshëm mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme. Orëve të hershme të hënën, kalimi i një fronti të ftohtë nga rajoni sjell shtim të vranësirave, por pa mundësi për të reshura. Të martën e mërkurën kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo nga e diela mund të priten depërtime të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimin e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditëve të fundjavës, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.

22.05 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Herë-herë me vranësira kalimtare, por pa të reshura shiu.

23.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.

24.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës mbetet shumë ngrohtë, me më shumë diell.

25.05 – Shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

24.05 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht shënojnë rritje, me minimale nga 6C deri në 15C ditën e martë, e maksimalet të dielën rriten deri në 27C, e ditën e martë në 29C e 30C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-12m/s, e ditën e hënë shkurtimisht do të fryjë edhe nga krahu verior.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta ditëve në vijim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.