Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, si mund të aplikoni

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të hënën ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve. Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të terminëve për me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor.

Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminet që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje ambasada ka bërë apel që shënimet dhe të dhënat e aplikuesve të jenë të sakta. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës përmenden edhe disa informacione shtesë të cilat duhet të kenë parasysh aplikantët.

Sipas tyre, regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ndryshimet e të dhënave të shënuara gjatë regjistrimit nuk kanë të mundshme, kalimi i terminit te një person tjetër nuk është e lejueshme, regjistrimi i mëhershëm nuk është përparësi kundrejt një regjistrimi të vonshëm, angazhimi i agjencioneve nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada ka njoftuar edhe se nuk japin termine të veçanta dhe kanë kërkuar që aplikuesit të përmbahen nga pyetjet e tilla.

Të fundit

Ky është 26 vjeçari kosovar që u vra sot me thikë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika. E.M., 26-vjeç, nuk arriti...

Policia arreston një 83 vjeçar në Skënderaj

Stacioni Policor Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 20.01.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Polac-Skenderaj, është...

Lajme të tjera