Nga Kosova në Shqipëri do të udhëtoni edhe me tren

Publikuar më:

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, ka thënë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore e marrëdhënieve të gjithë rajonit dhe se është  e rëndësishme që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje.

Ai thotë se fokusi kryesorë i të dyja vendeve duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive e mbajtur në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

“Duhet të theksojmë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore jo vetëm e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por edhe e marrëdhënieve të gjithë rajonit.  Është një proces ka filluar më parë, por nga ana tjetër ashtu siç është thënë edhe faktori ndërkombëtar do ishte mirëpritur edhe nisma të tjera që vendet e rajonit mund të kenë, por e rëndësishme është që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje. Prandaj edhe një herë theksojë nuk do t’i mëshojmë kësaj teme kaq shumë por duhet të shikojmë se si po realizohen marrëveshjet midis dy qeverive dhe me kënaqësi mund të them se ky proces tashmë ka filluar për të gjetur frymën e zbatimit”.

“Prandaj ne nuk duhet të humbim fokusin, duhet të merremi me atë që kemi përcaktuar në mbledhjen e fundit që u mbajt në Elbasan. Dhe ajo që dua të them se vendimet e kësaj mbledhje kanë një rëndësi shumë të madhe, si për Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha  drejtimet. Prandaj ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga fokusi”, u shpreh ai.

Minxhozi për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prizren tha se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e të dyja vendeve.


Sipas tij, në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.

“Studimi i fizibilitetit është shumë i rëndësishëm dhe mendojmë që brenda këtij viti ky do të përfundojë. Që në vitin 2023 të fillojë faza e projektimit. Dhe mendojmë aty nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë si Qeveria e Shqipërisë ashtu edhe Qeveria e Kosovës po shikojnë mundësinë për modernizimin e rrjetit të brendshëm hekurudhorë”.

Sipas tij, pas kalimit të fazës së pandemisë mundësia e lëvizjes papengesa në kufi do të jetë më e lehtë, çështje për të cilën thotë se po punojnë ministrinë nga të dy shtetet, raporton EO.

“Është një proces që  do kalohet, dhe lëvizja në kufi do të jetë shumë më e lirë. Jo vetëm për njerëzit, por edhe për mallrat. Janë marr disa masa”.

 

JU REKOMANDOJMË