Nga e hëna temperaturat deri në -8°C, paralajmërohet borë e acar në Kosovë

Publikuar më:

Temperaturat e ulëta të cilat kanë afektuar ashpër së fundi vendet nordike, pritet të prekun edhe Kosovën nga e hëna e javës së ardhshme.

Sipas parashikuesit meteorologjik aeronautik të ASHNA-s, Sherif Gosalcit, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C, përcjell klankosova.tv.

”JAVA E ARDHSHME ME MOT DIMËROR
Moti i butë pothuajse pranveror që po mbretëron javëve të fundit me temperatura maksimale madje deri në 16°C, ishte paralajmëruar në parashikimet afatgjata nga ana jonë qysh në fund të gushtit të vitit të kaluar.
Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.
Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik
Departamenti Meteorologjik – ASHNA”

JU REKOMANDOJMË