Shoqata e gastronomëve ka njoftuar se nga nesër pritet të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari i punës.
Sipas tyre, këtë gjë e kanë konfirmuar institucionet në një takim, shkruan “Jepi zë”.
Poashtu në konsultim me institucionet e vendit, së shpejti pritet të mirret vendimi për hapjen e diskotekave dhe sallave të dasmave.
Postimi i plotë:
Të dashur gastronomë,
Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.
Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve.