“Nëse i bjen bagëtitë edhe 1 herë, kam me t’vra”/ Plas sherri për kullotë në Pasomë të Vushtrrisë

Publikuar më:

Konflikti për bagëti mes dy banorëve të fshati Pasomë të Vushtrrisë ka eskaluar në sharje e kërcënime gjatë ditës së djeshme, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Sinjali mëson se rasti u denoncua nga viktima e këtij rasti, një 36-vjeçar, i cili kërkoi ndihmë nga Policia pasi e zuri sherri me bashkëfshatarin e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari 54-vjeçar iu kap të riut, duke e kërcënuar për kullotjen e bagëtive. Ai dyshohet se i është drejtuar viktimës me fjalët “Nëse i bjen bagëtitë edhe 1 herë, ka me dalë më t’vra”.

Në ato momente, viktima i shqetësuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kthyer në shtëpi, për të shkuar më pas në stacion policor.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka ftuar për intervistim të dyshuarin. Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “kanosje”

JU REKOMANDOJMË