Nëse e shihni Sokol Halilin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në QKUK, lajmërojeni menjëherë Policinë

Publikuar më:

Policia e Kosova ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e vrasësit të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

I dyshuari për këtë rast është Sokol Halili nga fshati Godanc, komuna e Shtimës.

Sokol Halili dyshohet se të mërkurën mbrëma ka vrarë gruan e tij me të cilën ishte në procedura divorci tashmë të ndjerë e cila ishte shtatzënë në javën e fundit të shtatzënisë.

Njoftimi i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

JU REKOMANDOJMË