Personi që grabiti bankën sot në Mitrovicë, është 63 vjeçar – arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Sot gjatë ditës ka ndodhur një plaçitje në qendër të Mitrovicës.

Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se grabitësi nën kërcënimin e armës ka plaçkitur një shumë të parave.

Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Jepi zë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti, tha Zahiti për Jepi zë.

 

JU REKOMANDOJMË