Nëpër xhamitë e Kosovës, u bë thirrja e njejtë nga hoxhallarët në faljen e xhumasë

Publikuar më:

Falja e xhumasë është e një rëndësie të veçantë në fenë Islame.

Por, sot edhe më të veçantë e bëri edhe kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas të cilës, në të gjitha xhamitë e vendit sot është mbajtur ligjërata në lidhje me temën “Konsumi i produkteve vendore”. Këtë kërkesë të BIK-ut e panë të arsyeshme edhe qytetarët.

Të premteve, besimtarët islamë e kanë një ditë të veçantë të faljes së namazit të xhumasë. Me kërkesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas namazit është diskutuar edhe në lidhje me rëndësinë e “Konsumit të prodhimeve vendore”.

Në xhaminë “Jashar Pasha”, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte vendore dhe t’i shmangin ato jashtë kufijve të Kosovës.

“Kjo thirrje dhe ky mesazh, i kësaj hydbe le të jetë që sa më shumë të përdorim produktet tona sepse është në të mirë të popullit tonë, është në të mirë të qytetareve tanë, dhe shtetit tonë”, tha imami Hetem Sopjani.

Ndonëse nuk e ka përmendur shtetin jashtë kufijve të Kosovës, imami tha se duke blerë e konsumuar nga ai vend, forcohet armiku i Kosovës.

Me imamin, pajtohet edhe xhemati i pranishëm në xhami.

“Mirë e kanë pas se nuk e dimë vet çka po hamë prej tyre, çka përgatitet për neve”, tha njw qytetar.

“Është shumë e dobishme si për qytetarët si për qytetarët e Kosovës për produktet serbe, unë mendoj që duhet me i anashkalu krejt produktet serbe”, tha një tjetër qytetar i Prishtinës.

Në Kosovë zhvillohen disa aktivitete, të cilat shihen edhe si sensibilizuese për konsumimin e prodhimeve vendore e po ashtu edhe thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.

JU REKOMANDOJMË