Nënkryetari Tahiri del tek asfalti në park: Dua ta falenderoj “Art Mall” që me vetëdëshirë po e largon asfaltin

Publikuar më:

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka dalë sot në Parkun e Qytetit, ku ka vizituar procesin e heqjes së asfaltit.

Bashkë me të ishte edhe drejtori i Art Mall, Besart Baruti, të cilin Tahiri e falenderoi, shkruan “Jepi zë”.

Tahiri ka konfirmuar se asfalti po hiqet me vetëdëshirë nga investitori.

Tutje Tahiri ka potencuar se e vlerëson lart projektin e Art Mall, si investim shumë serioz në Mitrovicë.

Postimi i plotë nga në kryetari Arian Tahiri:

Sot ka filluar largimi i asfaltit në parkun e qytetit. Dua ta falënderoj kompaninë ART Mall Sh.P.K. përkatësisht drejtorin z. Besart Baruti që me vetë dëshirë po e largon asfaltin i cili e dëmton hapsirën publike në parkun e qytetit. Me gatishmërinë për bashkëpunim me institucionin e komunës z.Baruti ka tregua se interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm se sa ai personal.

Qendra tregtare “ART Mall” do të jetë vlerë shtesë për qytetin e Mitrovicës, dhe ne jemi të lumtur për këtë investim serioz. Problemi i qasjes në rrugë duhet që të zgjidhet në harmoni me planin zhvillimir komunal dhe hartat zonale.

Qëllimi ynë si drejtues institucional është që ti mbështesim ndërmarrësit e suksesëshëm mitrovicas në menyrë që ata të rriten, të zhvillohen dhe të jenë storie krenarie për Mitrovicën.

Gjithashtu, ne jemi të vendosur në respektim të ligjit dhe kështu do të vazhdojmë, sepese e kemi obligim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.