Shoqata “Drita Jonë” në Vushtrri ka njoftuar të gjithë anëtarët e saj dhe qytetarët e interesuar se ofron paisje zmadhuese për ata që kanë nevojë për ndihmë në shkrim-lexim.
Ky njoftim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të shoqatës për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë individët, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.
Zyret e Shoqatës “Drita Jonë” gjenden në rrugën Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në ish-objektin e TMK-së në Vushtrri. Të gjithë ata që kanë nevojë për paisje zmadhuese që i ndihmojnë në shkrim-lexim janë të ftuar të paraqiten në këto zyra për të marrë ndihmën e duhur.
Nëpërmjet kësaj shërbimi, shoqata ofron paisje zmadhuese të përshtatshme për persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar. Paisjet e ofruara janë projektuar dhe zhvilluar për të mbështetur dhe përmirësuar aftësitë e shkrim-leximit për individët me sfida të tilla. Këto paisje jo vetëm që u sigurojnë personave të verbër dhe atyre me shikim të dëmtuar mundësinë për të lexuar dhe shkruar me lehtësi, por gjithashtu u ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për të zhvilluar potencialet e tyre dhe për t’u përfshirë më shumë në aktivitete të ndryshme.
“Ne, në Shoqatën ‘Drita Jonë’, jemi të përkushtuar të sigurojmë ndihmë dhe mbështetje për persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar”, tha zëvendëspresidentja e shoqatës. “Përmes këtyre paisjeve zmadhuese, synojmë të krijojmë mundësi të barabarta për ta, duke u përqendruar në përmirësimin e aftësive të tyre të shkrim-leximit dhe duke i ndihmuar ata të jenë pjesë e plotë e shoqërisë.”