Në veri shihen numër i madh i veturave me targa të Serbisë pa afishe

Publikuar më:

Janë publikuar pamje të veturave me targa të Serbisë, elementet shtetërore të të cilave nuk janë mbuluar me afishe, ashtu siç kërkon pika e dytë e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Pamjet, të shpërndara tregojnë vetura të shumta me elementet e pambuluara shtetërore.

Autoritetet e vendit, përfshirë edhe shefi i misionit të EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë thënë se marrëveshja po zbatohet.

Në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë paraparë tri pikat në vijim për zbatim:

1. Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre, do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës. Njësitë e KFOR do të qëndrojnë në vendkalimet kufitare afërsisht dy javë dhe mund të largohen nga vendkalimet pastaj në rast të qetësimit komplet të situatës.

2. Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.

3. Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. ky grup do ketë 6 muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka edhe kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.

Për momentin, janë të zbatuara dy nga tri pikat e parapara.

JU REKOMANDOJMË