Në periudhën e pandemisë, Xhafer Tahiri kishte “mashtruar” bizneset në Vushtrri

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ditë më parë është munduar përsëri që të mashtrojë” opinionin lidhur me subvencionimin e bizneseve të Komunës së Vushtrrisë, kinse kjo komunë i ka ndarë 250,000.00 euro. Mirëpo, e vërteta qëndron ndryshe.

Ai dy herë është munduar ta shes “tentim-mashtrimin”, duke u munduar të përvetësojë edhe meritat e nivelit qendror, pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të masave të marra për rimëkëmbjen ekonomike dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19, me Vendimin Nr.11/30 të datës 14.09.2020, kishte aprovuar kriteret për financimin e mbështetjen e Komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

E, me këtë rast nga qeveria e udhëhequr në atë periudhë nga Avdullah Hoti, komunës së Vushtrrisë i janë ndarë 250 mijë euro.

Me këtë datë ishte marr vendim që të aprovohen kriteret për financim të projekteve të komunave për mbështetjen e komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërkaq, vendim nr.14/36 të datës 19.10.2020, të Qeverisë së Kosovës, është vendosur për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore elementare në vlerë mbi 1,9 milion euro për 20 Komuna të Kosovës, e në mesin e tyre edhe Komuna e Vushtrrisë ka përfituar vlerën monetare në lartësi prej 160 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË