Një shtetas i Serbisë është gjetur dje pa shenja jete në Obiliq, njofton policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh, shkruan portali Kossev.
Ekipi mjekësor ka dalë në terren dhe ka konfirmuar vdekjen e personit.
Duke iu referuar pretendimit të një dëshmitari, policia thotë se ka qenë vdekje natyrale dhe se nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar.
Megjithatë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është duke u hetuar.
Në raportin e shkurtër të Policisë së Kosovës nuk ka detaje tjera rreth këtij rasti