Në Mitrovicë shitet monedha 2 euroshe me çmim 31 mijë euro, e ka një defekt të veçantë

Publikuar më:

Një monedhë 2 euroshe po shitet me çmim 31 mijë euro në Mitrovicë.

Kjo pasi ajo ka diçka më të veçantë sesa monedhat e zakonshme, shkruan “Jepi zë”.

Ajo ka një shkronjë “s” në njërin nga yjet në pjesën e prapme të monedhës.

Personi që e ka vendosur në shitje thotë se i ka dy lloje prej saj dhe se në botë nuk janë më shumë se 300 të tilla.

“shitet monedha 2 euro orgjinal me defekt me germen (s) ne yll shum e veqant shum e rrall ne kosovë kjo nuk mund te gjindet per shkak se ne krejt boten nuk ka ma shum se 300 copa qmimi i saj osht marramendse shkon deri 80 mij euro ne vendet e jashtme e shes ma lir per shkak se i kom dy ksi lloje”, shkruan pronari i monedhës në Merrjep.


JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.