“…në gjumë bërtas, djersitem”, dëgjohet dëshmitari i tretë në rastin e “Calit”

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i -ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti it ë cilit nuk bëhet publik.

Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së dje, dëshmitari W01679 po u përgjigjet sot pyetjet të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues.

“Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem me flejtë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po më duhet me ndejt me qetësues ose diçka (…). Një film me këqyre ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me flejtë, unë në gjysmë narte bërtas, falë familjes që e kam dhe më kupton, i ka mësu këta gjëra tash, në gjumë bërtas, zgjohem djersitem shumë, lloj-lloj gjërash, mi kujton këto zërat e njerëzve, këto sene mi kthen krejt”, ka thënë dëshmitari derisa është pyetur nga avokatja Anni Pues.

Salih Mustafa po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës n ë Hagëm e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Të fundit

Të hënën s’ka mësim në shkollat ku votohet

Zv.Ministri i MASHTI-t, Dukagjin Popovci, njoftoi se të hënën nuk do mbahet mësimi në shkollat ku do votohet për zgjedhjet lokale. Mësimi nëpër këto shkolla...

Kosova i mundëson SHBA-së krijimin e një baze të përhershme ushtarake

Mnistri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, zhvilloi në Pentagon një takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl. Në këtë takim, në...

Lajme të tjera