Në ditën e parë, Memli Krasniqi viziton familjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Publikuar më:

Kryetari i posazgjedhur i PDK, Memli Krasniqi, në ditën e parë të tij në kryer të partisë ka vizituar fshatin Burojë dhe qytetin e Mitrovicës.

Krasniqi ka takuar prindérit e ish presidentit Thaçi, dhe familijarët e ish kreytarit të PDK-së, Kadri Veseli.

I pari i PDK-së përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova mburret me Thaçin e Veselin, dhe e pret kthimin e tyre triumfues.

Postimi i plotë:

Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare.

JU REKOMANDOJMË