Në aksidentin që ndodhi në Skënderaj ishte edhe fëmija i çiftit që vdiqen, i cili shpëtoi fatmirësisht dhe po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Publikuar më:

Mbrëmë, si pasojë e aksidentit, humbën jetën tre persona civilë, ndërkohë që pesë persona të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë, pësuan lëndime.

Të vdekurit janë anëtarë të familjeve nga qytetet e Pejës dhe Mitrovicës.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, të cilët janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeç, dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

“Jepi zë” ka mësuar se në veturë ishte edhe Lis Gashi, i cili fatmirësisht ka shpëtuar dhe po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës. Një familjar ka treguar për “Jepi zë” se 14-vjeçari ka vetëm një thyerje të dorës.

Ndryshe, në mesin e të vdekurve nga ky aksident i rëndë trafiku, që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, është edhe mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku-Gashi.

 

JU REKOMANDOJMË